Showrooms

Produktet tona

Te rejat e fundit

Sherbimet tona

Home » Kompania » Sherbimet tona

Objekt i veprimtarise se Kompanise SHAGA eshte importi dhe tregetia e lendes se pare dhe aksesoreve te mobilerise, Prodhim dyer te brendeshme , Prodhimi i mobiljeve te ndryshme per shtepi, zyra, shkolla etj.institucione publike dhe private,. Importimin dhe tregetimin e parketeve, dyshekeve, elektroshtepiakeve te ndryshme etj. Duke konsoliduar punen, teknologjine dhe njohjen e kerkesave te tregut, pese vitet e fundit kemi filluar eksportimin e prodhimeve tona, ku rreth 90 % te eksportit e ze eksporti me Italine.

Te tjera veprimtari jane edhe sherbimet qe Kompania SHAGA, ve ne dispozicion te klienteve te saj si per shembull:

  1. Dizajn dhe Mobilim te plote te te gjithe shtepise suaj. Ofrojme, produkte shume cilesore per te gjitha ambjentet qe deshironi te mobiloni si shtepi, zyra, shkolla etj.institucione publike dhe private. Mbi te gjitha ofrojme Dizajn, qe vjen nga bashkepunimi me firmat me prestigjoze europiane si dhe nga rifreskimi I vazhdueshem I modeleve qe kemi ne showroomet tona me modelet me te fundit te panaireve nderkombetare.
  2. Projektim ne 3 D dhe zbatim – Ne ,jemi te paret ne tregun shqiptar qe kemi vene ne dispozicion te klienteve tane , arkitekte te specializuar ne Europe, per te bere planifikim dhe dizenjim te ambjenteve qe ata deshirojne. Ky projekt ,ndiqet hap pas hapi sebashku me klientin ,duke pershtatur gradualisht nevojat dhe deshirat e tij me ekspertizen dhe krijimtarine e arkitektit tone. Si pike e forte e ketij sherbimi eshte projektimi dhe realizimi I kuzhinave qe jane shume funksionale dhe ofrojne nje dizajn te paperseritshem. Pas perfundimit te tij, me pelqimin e klientit, fillon zbatimi i ketij projekti, nga inxhinieret dhe specialistet e kompanise sone.
  3. Prerje te melamines ose MDF ,Bordim te melamines ose MDF ,Plastifikim dhe prodhim te kapakeve te aluminit, brilant dhe mat te profileve te ndryshme. Keto procese kryhen me ane te punes se bashkerenduar te specialisteve tane dhe makinerive te teknologjise se larte. Ky eshte nje tjeter avantazh dhe pike e forte e kompanise sone , pra, fakti qe operon me teknologjine me te avancuar ne tregun e mobilerive ne Shqiperi per ti ofruar klienteve te saj, produktin SHAGA, qe eshte marke e cilesise se garantuar.
  4. Ne ofrojme nje staf te kualifikuar ne sherbim te klientit, duke I ndihmuar ata te gjejne ato produkte qe plotesojne me se miri nevojat e tyre dhe perkthimin e ideve qe ata kane, ne produkte te prekshme ,teresisht origjinale.