Showrooms

Produktet tona

Te rejat e fundit

POLITIKA MJEDISORE

POLITIKA MJEDISORE

Është politikë e Shaga shpk  që përgjatë tërë kohës të ketë në vëmendje nëse veprimtaria e saj ka implikime në lidhje me mjedisin dhe në komunitetin në të cilin operon. Kompania do ndërmarrë të tëra veprimet e nevojshme në mënyrë që të sigurojë parandalimin e ndotjes dhe përputhshmërinë me të tëra standartet e kërkuara dhe të synojë arritjen e përmirësimit të vazhdueshëm në performancën e mjedisit.

Kompania do mirëmbajë Sistemin e Manaxhimit të Mjedisit duke arritur kërkesat e EN ISO 14001. Kjo përcakton synimet e performancës mjedisore në lidhje me objektivat e mëposhtëme mjedisore:

Ndërmarrje e të tëra matjeve të mundëshme për t’u praktikuar për të përmirësuar dhe arritur

qendrueshmërinë mjedisore duke përfshirë:

  1. Maksimizimin e përdorimit eficient të të tëra burimeve, lëndëve të para dhe energjisë.

 

  1. Krijimin dhe mirëmbajtjen e një mjedisi pune të shëndetshëm dhe të sigurt për të tërë punonjësit dhe vizitorët.

 

  1. Synimin për të eliminuar edhe nëse ka në mënyrë okazionale ndonjë zhurmë mjedisore që mund t’u shkaktohet komuniteteve fqinje me kompaninë.

 

  1. Garantimin se të tëra produktet kontribuojnë për një mjedis të sigurt kur përdoren në mënyrë korrekte nga të tretët dhe duke dhënë informacion të nevojshëm dhe të përshtatshëm për të lehtësuar këtë përdorim.

 

  1. Rishikimin në mënyrë të vazhdueshme të efekteve të prodhimit dhe paketimit si në shërbim ashtu edhe në fund të jetës së përdorimit të tyre.

 

  1. Minimizim i krijimit të mbetjeve dhe inkurajim i riciklimit të të tëra mbetjeve në mënyrë sa më të përshtatshme.

 

  1. Monitorim i të tëra operacioneve ekzistuese për të identifikuar nivelet e ndotësve potencialë të ajrit, ujit dhe tokës.

 

  1. Respektimin e legjislacionit përkatës, të rregullave mjedisore dhe të të tëra impenjimeve të shkruara për mjedisin në mënyrë të vazhdueshme.

 

  1. Formulimi e objektivave për përmirësimin e vazhdueshëm të situatës mjedisore në fabrikë dhe në proceset operacionale.

 

  1. Adaptimin e proceseve teknologjike që ofrojnë impaktin më të mirë mjedisor në termat teknike dhe ekonomike.

 

  1. Vlerësimin e aspekteve mjedisore të prodhimit dhe të aktivitetit të prodhimit për të adaptuar procedura manaxhimi që minimizojnë çdo impakt negativ sinjifikativ në mjedis.

 

  1. Përfshirjen e furnitorëve në procesin e manaxhimit të mjedisit.

 

Ne do të jemi tërësisht në përputhje me kërkesat për të cilat mund të angazhohemi dhe mund të nënshkruajmë.

 

Data : 19.10.2010                                                                               Administratori

                                                                                                           Perparim Agimi